Përjashtohen kamerat në gjyqin për vrasjen me pagesë ku po gjykohet njeriu që piu shampanjë me Hajdar Beqajn

Gjykata e Pejës ka përjashtuar kamerat nga seanca gjyqësore ku po gjykohen tre të akuzuarit për vrasjen me pagesë të Ferdinand Gjinit. Me vendim të gjykatësit Sami Sharraxhiu, kamerat nuk do të lejohen të filmojnë fjalët përfundimtare të prokurorisë dhe palëve në procesin që javën u shndërrua në qendër të debatit për shkak të lidhjeve të të akuzuarit Bekim Raja me njerëz të politikës.

I akuzuari ishte fotografuar tek pinte shampanjë me ish-deputetin Hajdar Beqaj dhe Nasim Haradinajn. Këta të dy nuk e kishim mohuar ekzistencën e fotografisë duke shpjeguar njohjet me të akuzuarin.

Procesi gjyqësor për vrasjen e Ferdinand Gjinit, vrasje që ka ndodhur më 2014 në Prapaqan të Deçanit, po zhvillohet në Gjykatën e Pejës.

Në këtë rast, Bekim Raja, Gjon Pnishi, Avni dhe Murat Sinanaj, akuzohen se duke vepruar në bashkim kriminal, në qershor të vitit 2014 e kanë vrarë Ferdinand Gjinin.

Për vrasjen e Gjinit ishte gjykuar më parë nga Gjykata në Pejë i akuzuari Gjon Pnishi, i cili u shpall fajtor dhe u dënua me 18 vjet burg.

Pas këtij dënimi, Pnishi ka bashkëpunuar me Prokurorinë në lidhje me vrasjen e Ferdinand Gjinit, duke dhënë emrat e të akuzuarve të tjerë, për çka edhe Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim, në shkurt të vitit 2017.

Për disa ditë, të akuzuarit kanë dhënë mbrojtjen e tyre.

I akuzuari Gjon Pnishi ka rrëfyer para trupit gjykues momentin prej njohjes me Bekim Rajën e deri në përfundim të ngjarjes, qe përfundoi me vrasjen e Ferdinand Gjinit.

Pejë, i akuzuari që bashkëpunoi me prokurorinë lëviz me antiplumb në gjykatë

Sipas aktakuzës, më 23.06.2014, në Prapaqan të Deçanit, të pandehurit Gjon Pnishi, Avni dhe Murat Sinanaj, duke vepruar sipas marrëveshjes paraprake, në mënyrë dinake dhe e kanë shfrytëzuar krizën financiare të viktimës dhe e kanë mashtruar të njëjtin me substance narkotike, në atë mënyrë që viktima niset me veturë nga Gjakova për në Deçan, e i përcjellë nga i pandehuri Gjon Pnishi, për të shkuar dhe për të marrë një sasi të substancave narkotike, ashtu siç i kishte premtuar i pandehuri Avni Sinanaj.

Me këtë rast i pandehuri Gjon Pnishi, duke vepruar sipas sugjerimeve të të pandehurit Avni Sinanaj, i zë pritën dhe me të kaluar viktima me veturë mbi urë, i pandehuri Sinanaj gjuan me armë automatike në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Për vrasjen e Ferdinand Gjinit ishte gjykuar më parë nga Gjykata në Pejë i akuzuari Gjon Pnishi, i cili u shpall fajtor dhe u dënua me 18 vjet burg, mirëpo Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim. Për të njëjtin rast u arrestuan edhe Bekim Raja, Avni Sinanaj dhe Murat Sinanaj.

Vrasja e Ferdinand Gjinit, i akuzuari ballafaqohet me përgjimet

 

www.kallxo.com