Kthehet në rigjykim rasti i 4 të akuzuarve për vrasje me pagesë në Deçan

Bekim Raja, Avni Sinanaj, Murat Sinanaj, Gjon Pnishi, janë katër personat të cilët akuzohen për vrasjen e Ferdinand Gjinit.

Prokuroria e Pejës po pretendon se kjo vrasje është kryer me pagesë.

Prokuroria e Pejës kishte ngritur aktakuzë ndaj Bekim Rajës, Murat Sinanajt dhe Avni Sinanajt nën dyshimet se në maj të vitit 2012, në Zvicër, i pandehuri Bekim Raja me qëllim të hakmarrjes e ka porositur të pandehurin Gjon Pnishi, që ky i fundit së bashku me të pandehurit Avni dhe Murat Sinanaj të kryejnë vrasjen e Ferdinand Gjinit, duke premtuar dhe dhënë shpërblimin prej 100 mijë frangash zvicerane.

KALLXO.com mëson se rasti i katër të akuzuarve për këtë vrasje që pretendohet se është kryer me pagesë, është kthyer në rigjykim.

Bekim Raja në këtë rast penal po akuzohet për shtytje në kryerjen e vrasjes së rëndë. Avni Sinanaj dhe Gjon Pnishi sipas Prokurorisë duke vepruar si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale të ndihmës në kryerjen e vrasjes së rëndë dhe Murat Sinanaj akuzohet për vrasje të rëndë të Ferdinand Gjinit.

Katër të akuzuarit u deklaruan sot në lidhje me fajësinë.

Bekim Raja, Avni dhe Murat Sinanaj nuk e pranuan fajësinë për veprën që ngarkohen, ndërsa i akuzuari Gjon Pnishi e pranoi fajësinë, por që pranimi i tij u refuzua nga gjykata.

“Jo, unë nuk e ndiej veten fajtor aspak” – tha Raja.

“As aktakuzën e parë, as aktakuzën e dytë, as aktakuzën e 30, nuk e ndjej veten fajtor asnjë minutë” – tha i akuzuari Avni Sinanaj.

“Jo, nuk e pranoj kurrë, asnjëherë” – ishin fjalët e të akuzuarit Murat Sinanaj lidhur me vepër që e ngarkon prokuroria.

Ndërsa për të akuzuarin Gjon Pnishi që e pranoi fajësinë, gjykata pas dëgjimit të palëve në procedurë përmes vendimit e refuzoi pranimin e fajësisë nga Pnishi, duke shtuar se gatishmëria e tij për pranim do të merret si rrethanë lehtësuese me rastin e marrjes së vendimit mbi dënimin.

Mbrojtësit e të pandehurve deklaruan se e kanë pranuar aktakuzën që sipas prokurorisë është përmirësuar sipas udhëzimeve të gjykatës supreme.

Mbrojtësi i të pandehurit Bekim Raja, avokati Sylë Lokaj, tha se aktakuza e pranuar nga prokuroria nuk përmban arsyetimin, përveç arsyetimit nga faqe 71 e aktakuzës se mëhershme.

Lokaj si në seancën e kaluar e kontestoi se në këtë rast kemi të bëjmë më një aktakuzë të përmirësuar, sipas tij tashme aktakuza është e ndryshuar, duke shtuar se ata ende nuk kanë pranuar vendimin e gjykatës lidhur me këtë çështje.

Seanca është duke vazhduar me fjalën hyrëse të palëve në procedurë.

Katër të akuzuarit ishin dënuar me gjithsej 49 vjet burgim nga gjykata e shkallës së parë, e pastaj ky vendim ishte vërtetuar edhe nga shkalla e dytë.

Por rasti është kthyer në rigjykim me vendim të Gjykatës Supreme.

I akuzuari Bekim Raja që akuzohej se e porositi vrasjen e Gjinit me pagesë, u dënua me 15 vjet burgim, i akuzuari Avni Sinanaj me 9 vjet burgim e Murat Sinanaj me 19 vjet burgim.

Ndërsa i akuzuari Gjon Pnishi, i cili ka bashkëpunuar me Prokurorinë u dënua nga Gjykata e Pejës me 6 vjet burgim.

Tash pasi rasti është kthyer në rigjykim, Bekim Raja po akuzohet për shtytje në kryerjen e vrasjes së rëndë. Avni Sinanaj dhe Gjon Pnishi sipas Prokurorisë duke vepruar si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale të ndihmës në kryerjen e vrasjes së rëndë dhe Murat Sinanaj akuzohet për vrasje të rëndë të Ferdinand Gjinit.

Sipas aktakuzës së përmirësuar, Bekim Raja për shkak të një përleshjeje fizike që kishte pasur me të ndjerin Ferdinand Gjini dhe me Mark Kqirajn, me qëllim të hakmarrjes së paskrupullt, e ka shtytur të pandehurin Gjon Pnishi që ky i fundit së bashku me Avni dhe Murat Sinanajn të kryejnë vrasjen e Ferdinand Gjinit.

Dosja e Prokurorisë thotë se për këtë porosi, Bekim Raja u kishte premtuar atyre shpërblim në vlerë prej 150 mijë franga, ndërsa nëse ka vonesa në kryerjen e vrasjes shpërblimi do të jetë 100 mijë franga zvicerane

Sipas Prokurorisë, i pandehuri Murat Sinanaj, sipas porosisë së dërguar nga Bekim Raja e ka kryer vrasjen e Ferdinand Gjinit, i ndihmuar nga Gjon Pnishi dhe Avni Sinanaj në planifikimin e vrasjes.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit e kanë mashtruar viktimën duke e joshur me substanca në atë mënyrë që një natë para vrasjes i ndjeri takohet me të pandehurit Avni Sinanaj dhe Gjon Pnishi, ku merren vesh që të nesërmen Ferdinand Gjini së bashku me Gjon Pnishin të shkojnë në fshatin Izniq te i pandehuri Avni Sinanaj për të marrë një sasi të substancave narkotike.

Tutje sipas prokurorisë, të nesërmen viktima është nisur nga Gjakova për në drejtim të Deçanit me veturën e tij, i përcjellë nga i pandehuri Gjon Pnishi, ku me të arritur të ura që i lidh fshatrat Llukë dhe Prapaqan, i pandehuri Murat Sinanaj i ka dalë në pritë dhe me armë automatike e ka privuar nga jeta Ferdinand Gjinin.

Dosja e Prokurorisë thotë se për këtë porosi, Bekim Raja u kishte premtuar atyre shpërblim në vlerë prej 150 mijë franga, ndërsa nëse ka vonesa në kryerjen e vrasjes shpërblimi do të ishte 100 mijë franga zvicerane

Sipas Prokurorisë, i pandehuri Murat Sinanaj, sipas porosisë së dërguar nga Bekim Raja e ka kryer vrasjen e Ferdinand Gjinit, i ndihmuar nga Gjon Pnishi dhe Avni Sinanaj në planifikimin e vrasjes.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit e kanë mashtruar viktimën duke e joshur me substanca në atë mënyrë që një natë para vrasjes i ndjeri të takohet me të pandehurit Avni Sinanaj dhe Gjon Pnishi, ku janë marrë vesh që të nesërmen Ferdinand Gjini së bashku me Gjon Pnishin të shkojnë në fshatin Izniq te i pandehuri Avni Sinanaj për të marrë një sasi të substancave narkotike.

Tutje sipas prokurorisë, të nesërmen viktima është nisur nga Gjakova për në drejtim të Deçanit me veturën e tij, i përcjellur nga i pandehuri Gjon Pnishi, ku me të arritur të ura që i lidh fshatrat Llukë dhe Prapaqan, i pandehuri Murat Sinanaj i ka dalë në pritë dhe me armë automatike dhe ka privuar nga jeta Ferdinand Gjinin.

Aktakuza thotë se pas kryerjes se vrasjes, i pandehuri Bekim Raja ua ka dhënë shpërblimin prej 100 mijë frangave 3 të pandehurve të cekur me lartë.

Dalin para gjykatës 4 të akuzuarit për akuzën e vrasjes me pagesë