Protesta e opozitës në Tiranë

Përfundoi protesta e opozitës në Tiranë

Një protestë e shoqëruar me momente tensioni, përplasje, tymuese dhe fishekzjarrë të hedhur fillimisht drejt kryeministrisë dhe më pas drejt ministrisë së Brendshme.

Këtu situata u tensionua më shumë dhe ka pasur dhe të plagosur, numri i të cilëve ende nuk dihet.

Ndërkohë pamjet treguan forca të shumta policie që blinduan ministrinë e drejtuar nga Fatmir Xhafaj dhe u përplasen me protestuesit të cilët kërkuan të përparonin.

Kur situata po përshkallëzohej Basha, i cili ndodhej në selinë PD iu drejtua ministrisë për t’i kërkuar të tërhiqen.

Pati dhe protestues që e kundërshtuan duke kërkuar të vijonin të qëndronin aty deri në largimin e Fatmir Xhafës, qëllim për të cilin kishin dalë aty.

Basha në një prononcim për Ora News e quajti protesten “madhështore” ndërsa nga selia blu tha se sot qytetarët i dhanë një mesazh të fortë “qeverisë së krimit”, siç e quajti ai dhe se aksioni opozitar do të vazhdonte.