Përfshihet nga zjarri një barnatore në Prishtinë

Një barnatore është përfshirë nga zjarri rreth sot në orët e para të mëngjesit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se nga zjarri nuk persona të lënduar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin” ka thënë ai.

Me rastin i cili është cilësuar si zjarrvënie po merret Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë.