Përfshihet nga flakët automjeti në Vlorë, shkaktohen radhë trafiku në qytet
03.7.2022 - 22:19
Një tjetër automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Vlorë dhe fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar.
Makina u dogj në bulevardin Ismail Qemali, ndërsa mendohet se shkak është bërë nxehja e tepërt.
Zjarri ka shkaktuar trafik brenda në qytet ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.
Pamjet e incidentit mund t’i shikoni KËTU.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 21:10, në bulevardin “Ismail Qemali”, një automjet, në përdorim nga shtetasi S. L, dyshohet se si si pasojë e një difekti teknik, ka marr flakë, ku janë shkaktuar vetëm deme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes/Top Channel