Ilustrim

Vdes një 22-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u qëllua me armë zjarri

Një 22-vjeçar në Vlorë ka vdekur pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Siç raporton Top Channel, viktima dyshohet se është qëlluar me snajper.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në lagjen “Hajro Çakërri”, ku në rrethana ende të paqarta, viktima G.S. dyshohet se u qëllua me armë zjarri.

Njoftohet se shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit apo autorëve.

Po ashtu është njoftuar se grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të personit apo personave të dyshuar.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur edhe Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.