Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Përfshihen në përleshje, policia arrestoi tre persona në Lipjan

Tre persona nga fshati Sllovi i Lipjanit janë arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje ishin përfshirë në një përleshje ndërmjet vete.

Sipas policisë, nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe 5 fishekë.

Derisa, në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje.