Përfaqësuesja e Kosovës niset për në Suedi

Ekspedita e përfaqësueses së Kosovës në futboll sot në orët e para të mëngjesit është nisur për në Stokholm të Suedisë.

‘’Dardanët gjatë katër ditëve të kaluara kanë stërvitur me përkushtim të madh në Prishtinë nën drejtimin e përzgjedhësit Bernard Challandes për ta përgatitur sa më mirë duelin e vështirë me suedezët’’, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës në njoftimin për media.

Dardanët do të zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin ‘’Frends Arena’’ në ora 18:00.

Ndërsa konferenca e Challandes dhe një lojtari të kombëtares do të zhvillohet në ora 17:30.