Për fotografi më të mira: Provoni dy opsione të dobishme në Viber

Ngjitëset dhe fotografimi planifikuar për më vonë mund të sjellin qetësi shtesë dhe të kapin momentin e duhur në korrespondencën tuaj të përditshme. Ne do t’ju tregojmë se si mund t’i përdorni ato.

Aplikacioni i mirënjohur dhe shumë i popullarizuar, Viber, kohët e fundit postoi në Twitter dy këshilla të dobishme për këdo që bën fotografi në aplikacion. E para ka të bëjë me regjistrimin e planifikuar për disa sekonda më vonë dhe aktivizohet brenda vetë bisedës.

Screenshot: Viber

E vetmja gjë që ju nevojitet, siç thuhet në njoftim, është të zgjidhni se cilën vonesë të shkrepjes së fotografisë dëshironi ta keni (3 ose 6 sekonda), ta vendosni kamerën në një mbajtës dhe të përgatiteni për shkrepjen perfekte.

Me fjalë të tjera, klikoni në kamerë, zgjidhni kohëmatësin në këndin e sipërm të djathtë – dhe me kaq mbaron.

Këshilla e dytë mund të mos e kapë një shkrepje perfekte të fotografisë, por do të ndihmojë në krijimin e saj. Ngjitëset në Viber gjithashtu mund të ngjiten në fotografi, dhe gjithçka që ju nevojitet është një sens humori dhe disa klikime me gishta.

Screenshot: Viber

E tëra çfarë ju duhet të bëni është së pari të zgjidhni një fotografi duke klikuar në ikonën e fotografisë, pastaj zgjidhni redaktimin ose stilolapsin dhe klikoni në ikonën e afisheve. Aty, zgjidhni një afishe dhe tërhiqeni atë në foto. Kaq thjesht pra!

Përktheu: Nuhi Shala