Ilustrim Foto: KALLXO.com

Penguan policët në kryerjen e detyrës, arrestohen dy të mitur në Pejë

Policia e Kosovës ka rrestuar dy të mitur, pasi që kanë penguar zyrtarët policorë deri sa ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin Skenderbeu në Pejë, më 16 dhjetor, rreth orës 21:40.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti është inicuar si pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.