Foto: Ilustrim

Pejë, vjedhje në një objekt fetar

Persona të panjohur kanë hapur me forcë objektin fetar dhe kanë vjedhur dy monumente fetare.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gllogjan të Pejës dje rreth orës 14:30.

Sipas Policisë, një nga monumentet është gjetur rreth 200 metra larg objektit fetar dhe monumenti ishte dëmtuar.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Rasti po trajtohet si vjedhje e rëndë.