Pejë: Një pjesë e personelit shëndetësor testohen sot për COVID- 19

Një pjesë epersonelit shëndetësot në Pejë pritet që gjatë ditës të testohen për COVID-19, ka thënë drejtori komunal i Shëndetësisë, Petrit Loci.

Komuna e Pejës deri më tani ka 73 persona të infektuar me CoVID- 19 dhe radhitet ndër komunat me më së shumti të infektuar.

Locitha për KALLXO.com se shumica e personave që do të testohen sot janë personel shëndetësor, dhe pak prej tyre persona të kontakteve.

“Një numër i konsiderueshëm, dhe janë punëtorë shëndetësorë shumica, pak prej tyre janë persona të kontakteve me të infektuarit. Afërsisht mund të shkojë deri në 22”, konfirmoi Loci.

Ndërsa, sa i përket gjendjes së të infektuarve ai tha se është stabile dhe se shumica nga ta janë të vetizoluar. Vetëm dy pacientë nga kjo komunë, sipas tij, janë të shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai tha se gjurmimi për historikun e kontakteve po vazhdon cdo ditë, por ende nuk e kanë gjetur gjenezën se nga ka ardhur infeksioni.

“Të gjitha janë raste kontakti, por gjeneza ende nuk dihet se nga ka fillu. Gjendja (e të infektuarve) është stabile. Të gjithë janë në shtëpitë e tyre përveç dy pacientëve që janë në Klinikën Infektive në Prishtinë”, tregoi tutje ai.

“Janë dezinfektuar afër 100 objete publike duke filluar nga objektet komunale shëndetësore, objektet e sigurisë, objektet me rrezik të lartë, janë afër 100 objekte që dezinfektuar deri tani, ka objekte që janë dëzinfektuar katër ose pesë herë”, u shpreh Loci.

Personeli shëndetësor në Pejë, sipas drejtorit, janë të pajisur mirë me maksa mbojtëse.

Në rezultatet e javës së kaluar nga 76 të testuarit dy kanë dalë pozitivë, ndërsa një nga të infetkuarit ka qenë punëtor shëndetësor.

Vetëm nëntë komuna në Kosovë nuk kanë asnjë rastë të konfirmuar, 38 sa janë gjithsej ndërsa Ferizaj, Peja, Prishtina, Malisheva, Mitrovica e Veriut, Vitia, Gjilani, Kamenica, janë komunat që kanë më së shumti të infektuar.

Ndërsa, 780 persona janë të infektuar në nivel vendi, 201 të shëruar dhe 22 të vdekur.