Ilustrim

Pejë, dyshohet se u deponuan mbi 1 mijë e 600 euro të falsifikuara

Në Pejë është raportuar se nga klient janë deponuar 1,675 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Kjo ngjarje njoftohet të ketë ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00.

Në lidhje me këtë rast, Policia ka njoftuar se monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.