Arkiv - Armë e konfiskuar nga Policia e Rajonit të Pejës, Foto: Policia e Kosovës

Pejë - Dy të dyshuar kapen me armë gjatë orës policore

 

Dy të dyshuar janë arrestuar në Pejë, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimi e qeveris për kohë të lëvizjes.

Pasi të njëjti janë ndaluar nga policia, në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: Një pistoletë ajrore, një pistoletë e ndryshkur, si dhe pajisje elektronike, vegla pune dhe pije alkoolike.

Ngjarja ka ndodhur me 23 prill rreth orës 03:10.

Të dyshuarit po ashtu nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.