Ilustrim

Pejë, digjet vetura dhe dëmtohet shtylla elektrike

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetari të Pejës i është përfshirë vetura nga zjarri, ende në rrethana të pasqaruara.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12 të mesditës.

Sipas PK-së, vetura e viktimës është djegur tërësisht ndërsa  si pasojë e zjarrit është dëmtuar edhe një shtyllë elektrike.