Selia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Foto: Valon Fana/ KALLXO.com

PDK fillon mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e vendimit për Badovcin

Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Kryeqytetit për të shfuqizuar vendimin për këmbimin e pronave tek Badovci.

Kuvendari i kësaj partie, Leutrim Retkoceri shkruan se pret mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Për ne nuk ka pasë asnjëherë rëndësi kush thërret mbledhje. Këtë e kemi dëshmuar edhe me rastin e mbledhjes për faljen e tatimit në pronë. Nuk kemi nevojë as tash për protagonizmin e njëjtë”- shkruan Retkoceri.

Ai shtoi se mbështesin cilëndo thirrje për anulimin e këtij vendimi.

Vetëvendosje në Prishtinë paralajmëron seancë të jashtëzakonshme në lidhje me shkëmbimin e pronave në kryeqytet