Pasuria e U.D të kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës
Kushtrim Hodaj, tash e disa javë është në krye të Inspektoratit Policor të Kosovës si Ushtrues Detyre.
Hodaj në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se pasuria e tij e paluajtshme kap vlerën e 380 mijë eurove.
Në këtë pasuri hynë një tokë, një shtëpi dhe një lokal. Vetëm shtëpia është e deklaruar në emër të Hodajt, ndërsa toka e lokali janë deklaruar si të përbashkëta.
Gjithashtu ud i Kryeshefit të IPK-së, ka deklaruar një veturë vlera e së cilës është 6 mijë euro dhe e njëjta është në emër të prindit të tij.
Hodaj ka deklaruar edhe se posedojnë 33 përqind të aksioneve në shoqëri komerciale.
Vlera e biznesit është 100 mijë euro sipas deklarimit dhe të hyrat janë në emër të prindit.
Sipas deklarimit, para të gatshme në bankë Hodaj ka deklaruar se posedon 2 mijë e 500 euro, ndërsa ka kredi 40 mijë euro.
20 mijë euro kredi janë të deklaruara për prindin e tij ndërsa 20 mijë të tjera Hodaj i ka marrë për shtëpi.
Paga mujore e Hodajt sipas deklarimit është 1 mijë e 22 euro, ndërsa të hyrat vjetore të tij llogariten 12 mijë e 264 euro.
Hodaj ka deklaruar edhe të hyrat e bashkëshortes e cila punon në Ministrinë e Infrastrukturës paga e së cilës është 395 euro.
Të hyrat e prindit të Hodajt, nga Kuvendi Komunal merr 250 euro, ndërsa pagë merr edhe nga biblioteka vlera e së cilës është 290 euro.
Meditjet e Hodajt sipas deklarimit arrijnë shifrën e 988 eurove.