Pas sulmit nga burri, gruaja tentoi ta lëndoj veten 

Një person është arrestuar nën dyshimin se pas një sulmi ndaj bashkëshortes së tij kjo e fundit kishte tentuar që të lëndoj veten. 

Rasti është iniciuar si sulm ndërsa është regjistruar më 12.02.2024 rreth orës 12:30 në Prishtinë.

KALLXO.com mëson se i dyshuar në këtë rast është një burrë i cili dyshohet se sulmoi fizikisht gruan e tij ndërsa rasti është cilësuar si sulm. 

Pas kësaj ngjarjeje viktima, në këtë rast gruaja ka tentuar që të lëndoj vetëveten duke përdorur preparate higjienike. 

E njëjta më pas është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. 

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. 

Me vendim të të njëtit i dyshuari është intervistuar e më pas është dërguar në mbajtje.