Ilustrim

Pas një video të publikuar në Tik-Tok, arrestohet një i dyshuar për sulm dhe ngacmim

Publikimi i një ngjarje në rrjetin social “Tik-Tok” ka bërë që Policia e Kosovës dje gjatë ditës të kryej arrestimin e një personi.

I arrestuari dyshohet se ka kryer veprat penale “Sulm dhe ngacmim” para tre viteve, pra në 2019-ën. Mirëpo, siç njofton Policia, asokohe viktima nga frika nuk e kishte denoncuar të dyshuarin.

“Më datë 25 tetor 2022 është arrestuar i dyshuari, nën dyshimin se i njëjti në vitin 2019 kishte kryer veprat e cekura, ndërsa viktima nga frika nuk e kishte denoncuar të dyshuarin. Tani, në vitin 2022 pas publikimit në rrjetin sociale “tik-tok” të ngjarjes, i dyshuari është arrestuar” – ka thënë Policia.

Tutje u tha se pas intervistimit të të dyshuarit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është në proces hetimor.