Pas një incidenti mes nxënësve, dyshohet se mësuesi i ka goditur me shuplaka për t’i ulur në vende
20.11.2021 - 10:08
Në një shkollë në Mitrovicë është raportuar për një incident mes nxënësve ku më pas një mësimdhënës, dyshohet t’i ketë goditur me shuplaka për t’i ulur në vendet e tyre.
Policia njofton se për këtë rast është njoftuar edhe prokurori dhe rasti është duke hetuar.
Këtë vepër policia po e cilëson si mosekzekutim i masave për mbrojtje të fëmijëve.
Rasti ka ndodhur më 18 nëntor rreth orës 09:00.