Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës bashkohen në një listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka shkruar se krerët e partive shqiptare në Luginë të Preshevës kanë vendosur të bashkohen në një listë të vetme për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Sipas Cakajt, ky bashkim do t’i shërbejë fuqizimit të Luginës së Preshevës dhe rritjes së frymëzimit kombëtar të shqiptarëve.

“Partitë nënshkruese të kesaj marrëveshje sot kanë dhënë shembullin më të vyer të tejkalimit të dallimeve të brendshme në funksion të Luginës së Preshevës dhe interesave kombëtare”, ka shkruar Gent Cakaj në ‘Facebook’.