Ilustrim - Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Parashikimi i motit, në fund të javës së ardhshme reshje bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur parashikimin e motit për pesë ditë 21-25 dhjetor.

Sipas Institutit, nesër ditë e hënë në orën 11:02 min fillon stina e dimrit astronomik e që edhe pse gjatë ndërrimit të stinëve shpesh herë kemi çrregullime në Troposferë, një gjë e tillë nuk parashihet të ndodhë deri në fundjavë.

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Kurse, në fundjavë pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje bore.

Kjo situatë e krijuar do të ndikoj në rënien e temperaturave minimale deri -6, -7 gradë Celsius.

Sa i përket temperaturave maksimale ato vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e normales për pesë ditë të ardhshme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.