Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të mbajë mot i vranët.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius” – thuhet në njoftim.

Ndërsa, të dielën mot kryesisht i vranët ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1  gradë  Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.