Paraburgim të dyshuarit për sulm seksual

Gjykata e Prishtinës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se është caktuar masa e paraburgimit për një muaj ndaj R.Th., i dyshuar për sulm seksual.

Sipas njoftimit ky vendim është marrë nga gjyqtarja e procedures paraprake të Departamentit të Krimeve të Rënda.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtin֝ë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R. Th., për shkak të veprës penale Sulmi seksual nga neni 229 paragrafi 5 lidhur me paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”- thuhet në njoftim.

Kodi Penal i Kosovës parasheh që sulmi seksual i cili kryhet ndaj personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, siç thuhet në nenin e cituar në komunikatë, dënohet me burgim nga 5 deri në 10 vite.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas vlerësimit të provave dhe fakteve të çështjes të dorëzuar nga Prokuroria ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtin֝ë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R. Th. dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Paraburgimi i caktohet në bazë të nenit 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1, 1.2, pikat: 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”- thuhet tutje në këtë komunikatë.