Paraburgim për ferizajasit që u rrahën me policët

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur që dy qytetarët që u përleshën me dy zyrtarë policorë mbrëmë në Ferizaj, të paraburgosen për një muaj.

Gjykata ka njoftuar  se  të pandehurit E.G dhe E.E, shtetas të Republikës së Kosovës dyshohen për sulm ndaj personit zyrtar.

Dy të dyshuarit, thuhet se nuk u janë bindur urdhrit të policëve dhe kështu kanë shpërfillur masat ndaj pandemisë.

Ata kanë sulmuar policët ndërsa edhe policët kanë përdorur sprejn për të neutralizuar situatën.

“Të pandehurit dyshohet se më 14 gusht 2020 në Ferizaj, nuk kanë dëgjuar urdhrat e zyrtarëve policor sipas Planit Operativ për zbatimin e masave kundër  Pandemisë Covid 19, dhe nuk i kanë vendosur maskat mbrojtëse, ashtu që në momentin kur policët kanë kërkuar nga ta që të identifikohen, të pandehurit fillimisht kanë filluar që të fyejnë policët, pastaj kanë vazhduar duke sulmuar me grusht në fytyrë, ndërsa i pandehuri E. E, e kap për fyti të dëmtuarin-Policin dhe të njëjtin e tërheq zvarrë për disa metra, me këtë rast policët janë detyruar që ta përdorin sprejn për të i futur nën kontroll të pandehurit”, ka njoftuar Gjykata rreth situatës së mbrëmshme.

Sipas gjykatës, palët kanë të drejtë ankese por ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në fund të njoftimit.

Ndaj kësaj ngjarje sot është deklaruar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Inspektorati Policor flet për rastin e rrahjes së dy policëve me dy qytetarë në Ferizaj

www.kallxo.com