Inspektorati Policor flet për rastin e rrahjes së dy policëve me dy qytetarë në Ferizaj

Inspektorati Policor i Kosovës pas përleshjes së mbrëmshme ndërmjet dy policëve dhe dy qytetarëve në Ferizaj, ka dalur në vend ngjarje.

IPK tha se po heton për ta sqaruar rastin ndërsa theksoi se  personat e përfshirë në rrahje ishin trajtuar mirë në stacionin e Policisë në Ferizaj.

“Në këtë rast kanë qenë të përfshirë dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore.Hetuesit e IPK-së kanë kontaktuar edhe me dy personat e arrestuar nga policia të cilët janë dërguar në emergjencë nga vet policia për kontroll mjekësore  dhe të njëjtit kanë deklaruar se trajtimi i tyre në stacionin policor ishte korrekt”, thuhet në përgjigjen e tyre për KALLXO.com.

“Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore në koordinim me Prokurorinë drejt ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit në fjalë”, thuhet në fund të përgjigjes me shkrim të IPK-së.

Mbrëmë, në qendër të qytetit të Ferizajt ndodhi një rrahje ndërmjet dy zyrtarëve policorë dhe dy qytetarëve. Më poshtë mund ta shihni videon e këtij incidenti.

Pamje – Ferizaj, policia rrahen me dy qytetarë