Ilustrim

53 vjeçari që po kërkohej për përdorim të drogës arrestohet në një pikë ndalimi në Ferizaj

53 vjeçari me inicialet G.H., është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia në Ferizaj.

Fillimisht i dyshuari ishte ndaluar nga policia në një pikë kontrolli në rrugën “Reçaku” e më pas ishte arrestuar pasi që kishte rezultuar si person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Policia ka njoftuar se 53 vjeçari po kërkohej pasi ishte i dënuar me dy vjet burgim për posedim të lëndëve narkotike.

I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.