Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Paraburgim për 7 të dyshuarit se rrahën djalin e Nenad Rashiqit

Gjykata e Prishtinës, dega në Graçanicë ka shqiptuar masën e paraburgimit për 7 persona të dyshuar në lidhje me rastin e rrahjes së djalit të politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiqit.

Të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj me dyshimin për pjesëmarrje në rrahje.

“Shtatë të pandehurve M.R., Ç.ZH., L.K., B.ZH, D.N., M.J dhe D.T gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kriteret  në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Të pandehurit dyshohen se të hënën rreth orës 11:00 në fshatin Llapnasellë të Graçanicës, në afërsi të shkollës “Miladin Mitic” e kanë sulmuar të dëmtuarin N.R.

Nenad Rashiq kishte rrëfyer në KALLXO.com rastin e sulmit ndaj djalit të tij.

Rrahet djali i Nenad Rashiqit në Graçanicë

Në lidhje me rrahjen e djalit të Nenad Rashiqt kanë reaguar krerët e institucioneve vendore e ndërkombëtare, të cilët e kanë dënuar sulmin.