Foto-ilustrim

Pandemia, autobusët lirohen nga pagesa e rendeve të udhëtimit

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi në kuadër të masave lehtësuese pvr shkak të pandemisë COVID-19, ka marr vendim për t’i liruar nga pagesa-tarifa administrative operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve me autobus.

Sipas njoftimit, ky vendim përfshin periudhën 3 vjeçare, 2020-2023, që operatorët i liron nga pagesa e rendeve të udhëtimit, duke ua lehtësuar problemet financiare që u janë shkaktuar nga pandemia.

Gjithashtu transportuesit janë liruar nga tarifa tjera administrative, si masa lehtësuese.

Abrashi citohet të ketë thënë tha se ky vendim ka për qëllim mbështetjen e bizneseve, konkretisht sektorit të transportit rrugor.

Sipas tij, ky vendim ruan shumë vende pune që janë rrezikuar si rezultat i humbjeve të mëdha që kanë pasur këta operator nga pandemia.

“Me këtë vendim po ruajmë shumë vende pune dhe po shpëtojmë bizneset nga falimentimi. Bizneset do të vazhdojmë t’i mbështesim në këtë kohë që po përballen me probleme financiare”, tha Abrashi.

Bizneset në Kosovë aktualisht janë duke u përballur me vështirësi dhe humbje të mëdha për shkak të pandemisë.

Deri më tani në Kosovë me COVID-19 janë infektuar 11 mijë e 686 persona, janë shëruar 7 mijë e 562 pacientë dhe kanë vdekur 416 të tjerë.