Pal Lekaj ia përmend ‘batanijen’ ministres Rizvanolli

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kërkuar të dijë nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, se çfarë masa kanë marrë si institucion para se të vijë te kriza energjetike, derisa ajo është duke u instervistuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar për krizën e energjisë elektrike.

Lekaj ka shtuar se e kanë paralajmëruar si AAK për një krizë të tillë.

“Sa keni punuar që të parandaloni krizën energjetike, a e ndjeni vetën përgjegjëse. Na keni thënë se nuk do të ketë krizë energjetike dhe ne do marrim të gjitha masat, cilat masa janë ndërmarr”, tha Lekaj.

Ndërkaq, ministrja Rizvanolli shtoi se kanë bërë gjithçka që kanë mundur.

“Mundësia e cilido shteti për të bërë diçka në situata të tilla është e kufizuar. Nuk e di nëse ka ndonjë shtet në Evropë që nuk është prekur nga kjo krizë. Gjendja në Kosovë është e atillë që kemi nevojë për import. Ngjarja e ndodhur në Kosovën B që ka ndodhur gjatë kohës kur kërkesa për energji ka qenë e lartë dhe kjo ka ndikuar që gjendja të jetë më e rëndë sesa që është menduar”, tha Rizvaniolli.

Lekaj i ka përmendur edhe deklaratën që ministrja Rizvanolli e kishte bërë për qytetarët duke iu rekomanduar që të ngrohen me batanije.

“Më kujtohet ajo fraza juaj që qytetarët të ngrohen me batanije dhe jo me energji, qytetarëve i intereson të marrin atë për çka paguajnë.  Po ashtu, a e ndjeni vetën fajtorë që qeveria nuk ka përcjellur gjendjen e Kosovës B, nuk ka shkuar në kohë dhe është vonuar”, tha Lekaj.

Rizvanolli tha se askush nuk ka thënë mos u ngrohni, por se kanë thënë që të shfrytëzohen mundësitë e tjera për ngrohje dhe të kursehet energjia.

“Kryeministri e ka pasur një pyetje se me çka ngrohet dhe iu është përgjigjur se me batanije”, tha ajo.

Më 15 dhjetor kryeministri i Kosovës në një konferencë për media kishte thënë se është ngrohur me batanije.

“Unë për vete mbrëmë u ngroha me batanije”, ka thënë kryeministri Kurti, kur ishte pyetur nga gazetarët se me çfarë po ngrohet ai.

Kriza energjetike, Kurti: Mbrëmë jam ngrohur me batanije

Ministrja Artane Rizvanolli sot është duke u intervistuar para Komisionit Hetimor për Energji.

Ministrja Artane Rizvanolli nis dëshminë para Komisionit Hetimor për Energji