Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Osmani takohet me Erdoganin në Stamboll
08.12.2023 - 16:51
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Stamboll.
Osmani ka njoftuar se e ka falënderuar Erdoganin për mbështetjen për Kosovën.
Ndërsa ka thënë se e ka informuar për zhvillimet e fundit në vend.
“Do të vazhdojmë të punojmë afër në mënyrë që ta rrisim bashkëpunimin mes vendeve tona e popujve tanë”- ka thënë Osmani.
Ndërsa në rrjetin social X, Osmani ka thënë se ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë në angazhimin për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit.