Vjosa Osmani - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Osmani pret që heqja e vizave të ndodh deri në dhjetor, duke mos u kushtëzuar me ETIAS

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret që heqja e vizave të ndodh deri në dhjetor, duke mos u kushtëzuar me ETIAS – Sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.

Osmani, në një takim me ministren gjermane të shtetit për Evropë dhe Klimë në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Ana Lührmann, ka ritheksuar se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim.

“Presidentja Osmani, në takim me ministren Lührmann, ka ritheksuar se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim dhe se pret që heqja e vizave të ndodhë deri ne dhjetor, duke mos u kushtëzuar me ETIAS, për fillimin e zbatimit të të cilit nuk ka ndonjë datë të qartë as Komisioni Evropian” – thuhet në njoftimin e Presidencës.

Tutje u tha se Osmani ka falënderuar Lührmann për mbështetjen dhënë Kosovës për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Presidentja u tha se ka mirëpritur progresin e arritur në takimet e fundit te nivelit ministror të Procesit të Berlinit në Berlin drejt finalizimit të disa marrëveshjeve që i kontribuojnë bashkëpunimit rajonal e në veçanti lëvizjes së lirë pa viza në mes 6 shteteve të rajonit dhe krijimit të Tregut të Përbashkët Rajonal.

Osmani është takuar edhe me Anita Vandelbeld, sekretare në Ministrinë për Zhvillim Ndërkombëtar të Kanadasë.

Në këtë takim Presidentes i është konfirmuar mbështetja e këtij shteti në rrugën euro-atlantike të Kosovës.

Në vazhdën e takimve të Osmanit, kjo e fundit priti edhe Ilhan Kyuchuk, bashkëkryuesues i Aleancës  Liberal-Demokrate të Evropës (ALDE), njëherësh eurodeputet.

Me këtë të fundit u tha se Osmani diskutoi për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Eurodeputeti Kyuchuk konfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën, sikurse edhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës” – thuhet nga Presidenca.

Tutje u tha se e para e vendit u takua edhe me ish- presidenten e Estonisë, Kersti Kaljualid, ku ka potencuar se Kosova gjithnjë ka pasur vizion euro-atlantik dhe se shumica e kosovarëve jo vetëm që ndajnë vlerat e njëjta me vendet evropiane, por edhe janë më shumicë pro integrimit në BE.

Osmani gjithashtu pati një takim me Eric Nelson, ambasador rezident në George C Marshall Center for Security Studies.

Presidentja Osmani me Nelson thuhet se ka diskutuar për përmbushjen e agjendës ËPS, duke falënderuar SHBA-të për mbështetjen në organizimin e Forumit të sivjetmë.

“Një pjesë e takimit iu kushtua sulmeve dhe kërcënimeve kibernetike, me të cilat Kosova po përballet kohën e fundit. Ambasadori Nelson ka premtuar mbështetje ndaj Kosovës kundër sulmeve kibernetike” – shtohet tutje.

Presidentja Osmani, në kuadër të aktiviteteve të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka takuar edhe Ruth Gaby Vermot, bashkëkryesuese e organizatës Peace Ëomen Across the Globe.

Këto takime bilaterale Presidentja Osmani i zhvilloi me zyrtarë të lartë të disa shteteve në kuadër të Forumit per Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Më 13 tetor, për herë të parë grupi punues për vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian diskutoi për liberalizimin e vizave për Kosovën, nga e cila u përmendën disa kërkesa të reja deri në heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.

Deri tek kjo mbledhje kishte ardhur pas letrës të cilën presidenca çeke e BE-së ia kishte dërguar vendeve anëtare për të diskutuar për këtë temë.

Ndonëse e gjithë mbledhja u zhvillua pa prezencën e mediave, më vonë Radio Evropa e Lirë raportoi se vendet anëtare kanë qenë pro liberalizimit të vizave për Kosovën, por Franca “e ka kushtëzuar” procesin duke kërkuar që liberalizimi i vizave të lidhet me funksionalizimin e sistemit ETIAS.

Ky propozim sipas raportimit, është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.

Ky sistem – krejtësisht elektronik – mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Schengen.

Procedura ligjore për të miratuar sistemin ETIAS ka nisur më 2016, dhe sistemi pritet të jetë plotësisht operacional brenda vitit 2023 – pa ndonjë datë të saktë.

Çfarë po ndodh me vizat për Kosovën?