Eurodeputetja von Cramon kërkon nga pushteti t'i shqyrtojë me kujdes propozimet gjermano – franceze për dialogun
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka komentuar rreth nismës së re nga ana e Francës dhe Gjermanisë për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Von Cramon tha se është frymë e re në gjithë procesin dhe ka kërkuar nga pushteti t’i trajtojë me kujdes propozimet gjermane – franceze.
“Po e shohim se në dy anët Beograd dhe këtu njerëzit e kanë kuptuar që është koha momenti që të arrijmë nëse jo një marrëveshje përfundimtare të paktën një pako që do të ishte e pranueshme për dy palët. Është mundësi e madhe dhe do t’i kërkoja secilit që është në pushtet t’i shqyrtojnë me kujdes propozimet gjermane-franceze” – tha ajo.
Sipas von Cramon Kosova, si vendi më pro evropian duhet ta përkrah këtë.
“Para se ta shihnim këtë propozim ka pas shumë hapa që janë ndërmarr nga Prishtina e Beogradi që ndërlidhen me përditshmëri siç është njohja e letërnjoftimeve për qytetarët e Kosovës dhe njohja e diplomave të shkollës së mesme e universitare e shumë gjera të tjera që lidhen me jetën e përditshme”- u shpreh ajo duke shpresuar që kjo do të ratifikohet më 3 nëntor dhe do ta lehtësoj jetën e njerëzve.
Sa i përket marrëveshjes për targat, eurodeputetja shtoi se nuk ka interesim për provokim e agresion.
Von Cramon ka përmendur që duhet të ketë vullnet më të madh nga komuniteti serb të integrohen në shoqëri.
“Do të dëshiroja që gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë të marrin letërnjoftimet e Kosovës dhe të kenë të drejtat e barabarta të njëjta si gjithë të tjetër” – tha ajo.
Von Cramon ka përmendur edhe pjesëmarrjen e saj në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë të organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo tha se për herë të parë në Kosovë u mbajt një konferencë e tillë ndërkombëtare ku kanë marr pjesë kolegë nga vendet e tjera që për herë të parë e kanë vizituar Kosovë.
“Ishte sinjal i rëndësishëm për popullatën shoqërinë civile që ka interes për mirëqenien, përparimin, zhvillimin këtu në Kosovë. Jam befasuar për të mirë të shihja kolegë nga vendet e tjera ish kryeministra, ish ministra te shteteve të jashtme që nuk kanë qenë më herët në Kosovë” – shtoi von Cramon.
Sipas von Cramon, Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave duke shtuar se në mesin e muajit nëntor ose në fillim të dhjetorit do të ketë dhe një votim në KE.
Von Cramon për vizat: Nuk ka datë, në mes të nëntorit votohet në KE