Osmani për masakrën e Poklekut: Asnjë politikan serb nuk u gjunjëzua kurrë para varrit të fëmijëve të vrarë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka përmendur historinë e të mbijetuarës së Masakrës së Poklekut, Elhame Muçolli, duke thënë lufta ka mbaruar, por plagët janë lënë përgjithmonë.

Osmani tha se një memorial u ndërtua në përkujtim të viktimave afër vendit ku ndodhi gjithçka, por, shtoi se asnjë politikan serb nuk u gjunjëzua para varrit të atyre fëmijëve që u vranë 25 vjet më parë.

“Pra, zonja dhe zotërinj, ju mund të dëgjoni propagandën e Vuçiqit dhe ta lini të shtyjë revizionizmin e historisë së tij bazuar në librin e lojërave të Rusisë, por e vetmja e vërtetë për regjimin e Vuçiqit është ajo që është në mohim të vazhdueshëm dhe duke mos pranuar kurrë përgjegjësinë për këto krime të tmerrshme; asnjëherë duke mos kërkuar falje apo duke treguar një shenjë pendimi. Kurrë!” – tha ajo më 22.04.2024

Sipas presidentes Osmani, Masakra e Poklekut, si të gjitha masakrat nëpër Kosovë, tregoi se Millosheviqi dhe ministri i tij i atëhershëm, sot president, Aleksandar Vuçiq “jo vetëm që kërkonin të fshinin të gjithë shqiptarët e Kosovës nga faqja e dheut, por edhe të shkatërronin, prova në tërësi dhe nuk kanë mbetur asnjë dëshmitar”

“Megjithatë, ata dështuan, pa pushim” – shtoi Osmani.

E Elhamja, tha presidentja, mbijetoi për t’i treguar botës pa pushim historinë e familjes dhe kombit të saj.

“Pavarësisht se humbi nënën, tre motrat, dy vëllezërit dhe shumë kushërinj në këtë masakër, ajo është shndërruar në një mishërim të mirëfilltë të qëndrueshmërisë dhe forcës dhe në një kampione të palëkundur për mbrojtjen e së vërtetës dhe luftën për drejtësi. Ndërsa ajo ulet me mua sot këtu, duke kërkuar asgjë tjetër përveç drejtësisë Vuçiq, i ulur atje, ende ofron strehim, mbrojtje dhe promovim, për njësitë speciale të policisë dhe brigradën e ushtrisë që kreu krimet kundër familjes së Elhames” – tha presidentja Osmani.

Presidentja, Vjosa Osmani, po përfaqëson Kosovën sot më 22.04.2024 në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Seanca nisi në ora 16:00, sipas kohës lokale në Kosovë.

17.04.2024, në përvjetorin e masakrës së Poklekut, KALLXO.com publikoi rrëfimin e Fadil Muqollit, të mbijetuarit nga kjo masakër. 25 vjet më parë, forcat serbe vranë 54 qytetarë,  25 prej të vrarëve ishin nën moshën 18-vjeçare. Prej këtyre, 18 persona kanë qenë fëmijë, më të vegjël se 12 vjeç. Në mesin e tyre pesë foshnje prej gjashtë muaj e deri në dy vjeç. Lirie Muqolli ishte vetëm gjashtë muajshe.

Reportazhin e plotë mund ta ndiqni në videon poshtë: