Osmani: Nuk e përkrahim termocentralin e tretë dhe autostradën e Dukagjinit

Vjosa Osmani që ishte kandidate e LDK-së për kryeministre dhe është  nënkryetare e LDK-së foli për dy projekte të mëdha që janë nisur në Kosovë.

Specifikisht ajo tha se LDK nuk e përkrah ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit që u nis si projekt në qeverinë Haradinaj

“E kemi diskutuar edhe me LVV-në, ka qenë premtim i yni që nuk do të jetë prioritet sepse kja mundësi të bëhet zgjerimi I rrugës ekzistuese”, tha ajo.

Ajo foli edhe për termocentralin “Kosova e Re”, për të cilin u zotua se nuk do ta ratifikojnë në Kuvend.

“Nuk ka insistim në ndërtimin e termocentralit. Kërkesa është të kemi një alternativë që nuk do të kushtojë shumë, që është e qëndrueshme. Natyrisht q BB nuk ka pranuar ta financojë këtë projekt. Ne në momentin që vendosim që të mos ta ratifikojmë në Kuvend ne duhet të gjejmë alternative tjera”, deklaroi Osmani.

Me certifikimin e zgjedhjeve të 6 tetorit u bë e ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 29 ulëse në Kuvend, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 28. Këto dy parti po vazhdojnë bisedimet për koalicion parazgjedhor.