Foto: Vjosa Osmani/Facebook

Osmani: Kampi "Bondsteel" është mishërim i miqësisë së përjetshme midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara

Në kuadër të aktiviteteve të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar në kampin “Bondsteel” të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Presidentja ka thënë se kampi “Bondsteel” është mishërim i vërtetë i miqësisë së përjetshme midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Në këtë 25 vjetor të çlirimit dhe çdo ditë tjetër: FALEMINDERIT!” – ka shkruar presidentja në Facebook.