Osmani: Estonia mbështeti liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është pritur nga Presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid, për të bërë një hap para në thellimin e marrëdhënieve tashmë të mira bilaterale.

Osmani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se Estonia mbështeti fuqishëm liberalizimin e vizave dhe avancimin e integrimit euro-atlantik për Kosovën.

“Kosova dhe Estonia ndajnë të kaluar të ngjashme, e cila ka qenë e vështirë dhe e dhimbshme, por ato i bashkon vizioni për paqe e zhvillim në kontinentin tonë. Jemi me fat të kemi përkrah shtete mike sikur Estonia e cila sërish sot mbështeti fuqishëm liberalizimin e vizave për qytetarët tanë si dhe avancimin e integrimit euro-atlantik për Kosovën”, tha Osmani.

Presidentja tha se diskutuan poashtu për potencialin e jashtëzakonshëm të Kosovës e të rinisë së saj në fushën e teknologjisë informative si dhe për modelin estonez të suksesit e të transformimit digjital të cilin duan ta arrijnë edhe në Kosovë.

Ndwrsa, Presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid, ka thënë se ky shtet mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si Interpol dhe UNESCO.

https://kallxo.com/lajm/presidentja-e-estonise-mbeshtesim-anetaresimin-e-kosoves-ne-interpol-e-unesco/