Osmani dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake udhëheqësit ushtarakë amerikanë të KFOR | Foto: ZPRK

Osmani dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake udhëheqësit ushtarakë amerikanë të KFOR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar  me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin Chris M Mabis dhe nënkolonelin Jared B. Sheets, pjesë të KFOR-it amerikanë në Kosovë.

Kjo medalje u është ndarë për udhëheqjen dhe përpjekjet e jashtëzakonshme për garantimin e sigurisë, paqes dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë shërbimit të tyre në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë.

Osmani i ka ndarë Mirënjohje Presidenciale edhe togeres Ryann Laky nga Shtabi i Gardës Kombëtare të  Indianës, për kontributin e saj në ndërlidhjen dhe bashkëpunimin me policinë e Kosovës si dhe fuqizimin e grave në sektorin e sigurisë.

“Populli i Kosovës është përherë falënderues ndaj kontributit të pazëvendësueshëm dhe të çmuar të Ushtrisë amerikane dhe ushtrive të tjera aleate për paqen dhe stabilitetin. Marrëdhëniet tona me SHBA-të janë ekzistenciale dhe nuk do të ndalemi në angazhimin për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve strategjike në mes të Republikës se Kosovës me Shtetet e Bashkuara te Amerikës”- ka thënë Osmani gjatë  ndarjes së medaljeve.

Në komunikatën e Presidencës thuhet se ushtarakët amerikanë kanë falënderuar Presidenten Osmani për nderimin, duke shfaqur shpresën që paqja dhe stabilitetit të jenë afatgjate në Kosovë, njësoj sikurse edhe raportet me SHBA-të.