Ilustrim

'Ofrimi i lokaleve për prostitucion', arrestohet 26-vjeçari i kërkuar nga Gjykata në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës në Ferizaj, dega në Kaçanik.

Sipas njoftimit, ai ishte i kërkuar për veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” me dënim burgimi prej 2 vite e 6 muaj dhe për veprën tjetër penale “Dhunë në familje” me dënim burgimi prej 20 ditëve.

Policia ka njoftuar se i dyshuari me inicialet B.C., 26 vjeçar, pas arrestimit është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit, është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.