Foto: Ramush Haradinaj/Facebook

O’Connell kritikon Ministrinë e Integrimeve për hapjen e konkursit të jashtëm

Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell ka reguar ndaj hapjes së konkursit të jashtëm në Ministrinë e Integrimeve Europiane.

Kjo pasi, sipas tij, ministria ka shkelur zotimin që e ka pasur me BE që të mos bëhen rekrutime të jashtme pa u sistemuar bursisët nga Skema e Profesionistëve të Rinj.

Lidhur me këtë konkurs kishin reaguar stafi civil në Ministri, Zyra e Bashkimit Europian dhe shoqëria civile.

O’Connell ka lavdëruar posaqërisht stafin civil duke thënë se kësi lloj njerëz duhen në administratë.

“Kosova ka nevojë për shërbyes të tillë civil që rreshtohen në anën e së drejtës përballë ndikimeve nga politika. Ata janë heronjtë e ditëve të sotme”, tha ai.

Ministria e Integrimeve Europiane sot po ashtu kishte reaguar lidhur me këto kritika duke thënë se kanë vende të rezervuara për bursistët.

“Dëshirojmë të qartësojmë për publikun se në kuadër të marrëveshjes me Bashkimin Evropian rreth Skemës së Profesionistëve të Rinj -Young Cell Scheme (YCS) për këtë vit, dhe në bazë të planit të personelit të miratuar nga MAP dhe MF, MIE ka rezervuar 7 pozita të lira për të diplomuarit e kësaj skeme ashtu siç ka bërë në vazhdimësi. I njëjti përkushtim i Ministrisë së Integrimit Evropian i është transmetuar rregullisht edhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë”, thuhet në reagim.

MIE: Kërkuam nga institucionet t’u jepet prioritet punësimit të bursistëve