Ilustrim - Arkiv

Obiliq, dy të mitur i grabisin unazën një personi

Dy të dyshuar të mitur janë intervistuar nga Policia e Kosovës dje në Obiliq, pasi që dyshohen se i kanë grabitur një unazë një personi tjetër.

Sipas Policisë, dje rreth orës 16:00  dy persona kanë raportuar se deri sa kanë qenë duke qendruar në park, janë sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar dhe njërit prej tyre i kanë grabitur me forcë një unazë.

Në lidhje me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar të mitur si dhe është gjetur edhe unaza e grabitur.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.