Ilustrim

Obiliq, arrestohen dy persona pasi u përleshen në mes vete

Dy persona janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës në Obiliq, pasi janë përleshur në mes vete, duke pësuar edhe lëndime trupore.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit pasi që kanë pranuar trajtim të nevojshëm mjekësor, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:30 në Obiliq.