Ndarja e Z-Mobile dhe Telekomi i Kosovës Grafika: Krenar Ferizi

Numrat e Z-Mobile i kalojnë në pronësi Telekomit të Kosovës

Bordi Drejtues i ARKEP ka marrë vendim që të gjithë numrat e operatorit Z- Mobile do të kalojnë në pronësi të Telekomit të Kosovës pas periudhës tranzitore.

“ARKEP ka marrë vendim që me qëllim të dhënies së mundësisë së përdoruesve fundor për vijimësi të shërbimeve, numeracioni i cili është aktualisht në dispozicion për nevoja të operatorit virtual “Dardafone.net”, pas kalimit të periudhës tranzitore, ti kaloj për përdorim operatorit amë rrjetit të telefonisë, përkatësisht “Telekomit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në komunikate po ashtu thuhet që të gjithë shfrytëzuesit e telefonisë mobile nuk do të kenë ndërprerje të funksionimit në asnjë moment.

Sipas ARKEP-it ky vendim ka ardhur pas marrjes së opinioneve profesionale të Entit të Rregullatorëve Evropian për Komunikime Elektronike (Body of European Regulators for Electronic Communications –  BEREC), kompanisë së specializuar për rregullimin e telekomunikacionit me bazë në Bruksel “Cullen International” si dhe trajtimit të kësaj çështje brenda autoritetit.

Janë mbi 200 mijë numra të Z-Mobile aktualisht në përdorim, të cilët do të kalojnë në pronësi të Telekomit.

Istrefi tregon se çfarë do të ndodhë me numrat e Z- Mobile

Çfarë ndodh me numrat e ‘Z-Mobile’ pas shkëputjes së kontratës nga Telekomi?