Ilustrim Foto: KALLXO.com

Nuk respektoi urdhrin mbrojtës, arrestohet një burrë në Mitrovicë

Një burrë në Frashër të Mitrovicës së Jugut është arrestuar pasi që dyshohet se nuk ka respektuar urdhrin mbrojtës dhe ka shkuar në shtëpinë e bashkëshortes së tij.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas forcave të rendit, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 01:30.