Ilustrim

Nuk respektoi urdhrin mbrojtës për të mos iu afruar një gruaje, arrestohet një burrë në Mitrovicë

Një burrë është arrestuar pasi që nuk ka përfillur urdhrin e gjykatës, që të mos i afrohej një gruaje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj ankueses femër kosovare përkundër vendimit të gjykatës që të mos i afrohej të njëjtës” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur dje në Mitrovicë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.