Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohet e më pas lirohet në procedurë të rregullt burri që shkeli urdhrin mbrojtës nga gjykata

Një burrë në fshatin Zhub të Gjakovës është arrestuar për shkak se, sipas Policisë, ai kishte ndaluar në rrugë ish-bashkëshorten e tij duke i bërë presion që të kthehej të jetojë me të.

Policia ka bërë të ditur se ish-bashkëshortja e tij kishte urdhër mbrojtës nga gjykata.

Sipas Policisë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”- është thënë në raportin e Policisë.