Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Nuk respektoi orën policore, tenton t’i sulmojë policët që po i shqiptonin gjobën

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili dyshohet se i ka kanosur verbalisht zyrtarët policor dhe ka tentuar t’i sulmojë.

Rasti ka ndodhur në Prizren, të mërkurën.

Krejt kjo sipas PK ka ndodhur pasi që personi nuk ka respektuar orarin e lëvizjes dhe zyrtarët policor i kanë shqiptuar një tiketë për kundërvajtje.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Sipas vendimit të Qeverisë, për shkak të pandemisë në Kosovë ndalohet qarkullimi nga ora 00:00 deri në 05:00.