Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Nuk iu bind urdhrave të Policisë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi i njëjti nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policor të cilët i kishin kërkuar të ndalonte. I dyshuari kishte tentuar të ikte.

Pasi ishte ndal nga Policia tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.