Jorn Rohde - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Njohja e avokatëve kosovarë në Gjermani, ambasadori Rohde del me një sqarim

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka bërë një sqarim lidhur me njohjen e avokatëve të licencuar të Kosovës nga Gjermania.

Ambasadori ka thënë se avokatët kosovarë duhet të kenë një diplomë përkatëse dhe se ky kusht, mbetet për përfaqësimin e klientëve në gjykatat gjermane.

“Sqarim për shkrimin tim më poshtë: Përderisa avokatëve kosovarë u lejohet që të punojnë në Gjermani, praktikimi i ligjit gjerman bën të nevojshme një diplomë përkatëse. Ky kusht mbetet për përfaqësim të klientëve në gjykata gjermane. Përditësimi ka të bëjë vetëm me aktivitetet jashtëshkollore të avokatëve, duke përjashtuar procedurat gjyqësore”, tha ai.

Më 10 gusht, Faruk Ajeti, ambasadori i Kosovës në Gjermani, ka thënë se avokatët nga Kosova do të njihen zyrtarisht nga Gjermania.

Sipas Ajetit, tani e tutje, avokatët e licencuar nga Kosova do të mund të ushtrojnë funksionin e tyre edhe në Republikën Federale të Gjermanisë.

“Kjo është një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, por edhe për drejtësinë kosovare” – ka thënë Ajeti.

Ambasadori Ajeti: Avokatët e licencuar në Kosovë do të mund të ushtrojnë funksionin edhe në Gjermani