Ambasadori Ajeti: Avokatët e licencuar në Kosovë do të mund të ushtrojnë funksionin edhe në Gjermani

Faruk Ajeti, ambasadori i Kosovës në Gjermani, ka thënë se avokatët nga Kosova do të njihen zyrtarisht nga Gjermania.

Sipas Ajetit, tani e tutje, avokatët e licencuar nga Kosova do të mund të ushtrojnë funksionin e tyre edhe në Republikën Federale të Gjermanisë.

“Kjo është një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, por edhe për drejtësinë kosovare” – ka thënë Ajeti.

Tutje ai ka shtuar se të njohur nga një vend i rëndësishëm si Gjermania, avokatët nga Kosova mund të përfshihen më lehtë në raste ndërkombëtare dhe të ofrojnë ekspertizën e tyre në çështje juridike.

“Ky kapitull i ri ofron një mundësi të jashtëzakonshme, që dija dhe përvoja e avokatëve kosovarë të jenë në proporcion të drejtë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të integrimit juridik, përkatësisht të përshtatmërisë së kuadrit ligjor të avokatisë kosovare me atë gjermane dhe evropiane” – ka thënë Ajeti.

Ai ka falënderuar Ministrisë Federale të Drejtësisë për, siç ka thënë, besimin e vazhdueshëm ndaj Republikës së Kosovës.